Pas lajmit emocionues se Dua Lipa u nominua në 5 kategori në “Brits Awards 2018”, listës së pjesëmarrësve i shtohet dhe një tjetër shqiptare.

Advertisement

Pikërisht modelja Oriola Marashi me anë të një postimi të bërë në Instagram Story na zbuloi se edhe kënga “Mama” e Jonas Blue dhe William Singe në klipin e së cilës ajo është pjesëmarrëse, është nominuar në kategorinë “Video më e mirë”.

“Sapo mora vesh që video “Mama” në të cilën unë dhe Donika Meziu jemi protagonist është nominuar në Brits Awards për videon më të mirë. Urime Shqipëri, përveç Dua Lipës është dhe dikush tjetër që ju përfaqëson :)”, shrkuan Oriola.