Për Era Istrefin momenti më i veçantë i këtij kampionati ishte… (Video)

Ditën e sotme, Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam dolën në një konferencë për shtyp ku iu përgjigjën disa prej pyetjeve të gazetarëve lidhur me eksperiencën në Kupën e Botës 2018.

E pyetur për momentin më të veçantë gjatë këtij botërori, Era veçoi pikërisht golat e Xhakës dhe Shaqirit në ndeshjen me Serbinë. “Për mua momenti më i bukur ka qenë ai kur dy shqiptarë pjesë e skuadrës së Zvicrës shënuan kundër Serbisë”,-ka thënë ajo.

Advertisement

Përsa i përket eksperiencës si zëri i këngës zyrtare, Era u shpreh kështu:

“Ndihem e nderuar dhe privilegjuar që jam pjesë e Kupës së Botës. Është një event që ndodh 1 herë në 4 vite dhe për mua është arritje e madhe. Kam ndjerë kaq shumë dashuri dhe emocione duke ndjekur ndeshjet. Të bësh gjithë kombet bashkë përmes muzikës është fantastike. Ndihem e nderuar që sot jam e ulur me Will Smith dhe Nicky-n.”

Duke ditur gjithashtu se Rusia nuk e njeh ende Kosovën si shtet të pavarur, Era shtoi:

“Është hera ime e parë këtu, është një shtet i bukur sigurisht. Njerëzit duken mikpritës dhe të dashur. Thjesht uroj që gjithë qytetarët të udhëtojnë lirisht, kështu do të kenë mundësinë të vizitojnë Rusinë e bukur.”

Të dielën, do të mbahet finalja e madhe Francë – Kroaci në stadiumin “Luzhniki” në Moskë. Era, Will Smith dhe Nicki Jam do të performojnë “Live It Up”.

Ndiqni intervistën e plotë më poshtë.