Ai ka pushtuar botën e televizionit, filmit dhe muzikës.

Dhe për Donald Glover triumfi i fundit në karrierën e tij është pikërisht kënga me përmbajtje politike dhe sociale “This Is America”.

Ylli 34-vjeçar, i njohur ndryshe si Childish Gambino, arriti me debutimin e tij të fundit në majë të Billboard Hot 100, duke rrëzuar “Nice For What” të Drake nga froni. Nuk ndodh shpesh që një këngë kaq politike të kapë majat dhe për këtë duhet duartrokitur.


Reperi kanadez Drake kishte mbajtur vendin e parë për 15 javë rresht, së pari me “God’s Plan”, i cili kaloi në vend të parë për 11 javë dhe “Nice for What” mori këtë pozicion për katër javë.

Klipi i këngës me regji të Hiro Murai është madje pretendent për çmimet Grammy.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here