Këngëtarja e famshme kanadeze, Avril Lavigne, që dikur ishte një nga artistet më të preferuara të adoleshencës, po i rikthehet skenës me një këngë të re, që nga albumi i saj i fundit pesë vjet më parë.

33-vjeçarja pritet të lançojë këngën “Head Above Water” me 19 shtator. Në një letër të hapur ajo ka përshkruar betejën me sëmundjen e saj si “periudha më e keqe e jetës time”, arsyeja kjo pse nuk ka kënduargjatë gjithë kësaj kohe.

lavigne nga sëmundja e njohur si “lyme” dhe ka thënë që muzika e ka ndihmuar ta tejkalojë ndërsa tani me muzikën e saj, do e shprehë vuajtjen që kishte gjithë këtë kohë.

 

View this post on Instagram

 

I wrote a letter to my fans on my website. Link in bio

A post shared by Avril Lavigne (@avrillavigne) on

Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që mund të çojë në probleme të rënda mendore dhe fizike, nëse nuk trajtohet shumë herët. Ajo është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteri Borrelia burgdorferi. Shfaqet në formën e njollave të kuqe në formë vezake që shkaktohen në lëkurë nga pickimi i një lloj insekti të quajtur ‘Ixodes scapularis’.

Pas njollave, shumë pacientë zhvillojnë grip të rëndë me simptoma si dhimbje të muskujve, ethe dhe lodhje. Analiza e gjakut në këtë fazë mund të jetë negative, por mjekët duke parë shenjat e veçanta në lëkurë e trajtojnë pacientin me antibiotikë.

Për mbrojtje nga ky lloj insekti, ekspertët këshillojnë veshje mbrojtëse, lyerje të lëkurës me solicione të përshtatshme kundër insekteve dhe kontroll të kujdesshëm si të njerëzve dhe kafshëve shtëpiake, ku Ixodes scapularis bashkëngjitet më lehtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.