Pas ndarjes nga ish i dashuri, Rita Ora i kthehet kolegëve

Pak javë më parë në media u përhap lajmi se këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora i dha fund lidhjes së saj. Këngëtarja e pranoi ndarjen nga Andrew Watt në një nga daljet e saj publike.
Por edhe pse ndarja ka pak kohë që ka ndodhur, Rita nuk i kursen flirtimet. Në vetëm pak kohë ajo është përfolur për një lidhje të re dhe fansat dyshojnë se fatlumi është Liam Payne.
Në koncertin e fundit, Rita Ora performoi krahas tij dhe të pranishmit janë plotësisht të bindur se ata janë të lidhur.
“Ata gjatë gjithë kohës shikoheshin plot dashuri. Ndryshe nga herët e tjera ata dukeshin shumë të afërt”,- u shpreh njëri nga fansat.
Këto lëvizje mund të kenë qenë edhe për shkak të këngës, megjithatë koha do e tregojë të vertetën. Ndoshta tani që janë të dy beqarë e mendojnë seriozisht krijimin e një marrëdhënieje./revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.