Mbrëmja e djeshme nuk rezultoi ashtu siç e prisnim, por ka gjithmonë një lajm të mirë.

Përfaqësuesi i Italisë, Ermal Meta është rënditur në Eurovizion në vend të pestë, ndërsa Eugenti në vend të 11-të.

Advertisement

Pas pjesëmarrjes në Eurovizion, dyshen e djemëve do t’i shikojmë sërish bashkë. Vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj përmes një postimi në Instagram, ka lajmëruar se më datë 1 qershor në koncertin e Ermalit në Tiranë, do të këndojë edhe Eugent Bushpepa. Sa bukur!