SHARE

Një studim vjetor i kryer në formën e sondazhit nga YouGov pyet njerëzit në shtete të ndryshme se cili është personazhi publik që ata admirojnë më shumë. 

Ka lënë pas në këtë klasifikim emra të tillë si ish-Zonja e Parë e SHBA-ve Michelle Obama, apo Oprah Winfrey, dhe prej vitit 2015-të e kryeson këtë renditje në mënyrë stoike. Kompania e njohur angleze “Yougov”, sipas një sondazhi të realizuar pak ditë më parë e ka renditur aktoren e famshme Angelina Jolie në vendin e parë, i cili e shpall zyrtarisht 43-vjeçaren femrën më të admiruar të globit.

Shkëlqimi i saj nëpër filma, adoptimi i fëmijëve, sfida me sëmundjen e rëndë, rikuperimi pas divorcit të famshëm me Brad Pitt, organizimi i shumë bamirësive në vende të varfra të botës etj, e kanë bërë Angelina Jolie femrën më të admiruar në planet në 2018-ën.

Ndërsa, sa i takon meshkujve më të admiruar, listën e kryesoi themeluesi i “Microsoft”, Bill Gates.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here