Filmi biografik për këngëtarin legjendar nga grupi “Queen”, Freddie Mercury, duket se më në fund do të jetë mes nesh.

Ditën e sotme, kaq papritur, vjen trailer-i i parë i filmit të titulluar “Bohemian Rhapsody” (marrë nga një prej këngëve të tyre më të famshme). Nëse jeni “nën presion” se çfarë do të shikoni, mjafton t’i hdhni një sy videos dhe sigurisht që nuk do zhgënjeheni.

Advertisement

Në fakt është një mrekulli që ky film biografik ekziston. Puna e tij daton që 8 vjet para dhe supozohej që në rolin e Freddie-t të ishte aktori Sacha Baron Cohen. Megjithatë pas disa debatesh të tij me kitaristin e grupit Brian May, roli kryesor i kaloi aktorit Rami Malek i njohur që nga Mr. Robot.

Filmi pritet të vijë në kinema më datë 2 nëntor.