Oh! Kjo është shtëpia 16 milionë dollarëshe ku do të bashkëjetojë Ariana Grande me të fejuarin (Foto)

Ariana Grande dhe romanca me Pete Davidson vazhdon…

Rreth një javë pasi këngëtarja konfirmoi fejesën me yllin e Saturday Night Live, çifti po planifikon të jetojnë së bashku në një apartament magjepsës në lagjen Chelsea të NYC. Prona ndodhet në ndërtesën nga arkitektja Zaha Hadid dhe përbëhet nga pesë dhoma gjumi, katër tualete, dhe me sipërfaqe mbi 4.000 metra katrore.

Advertisement

Sipas Street Easy, apartamenti kushton 16 milionë dollarë, por mendohet se çifti do ta marrë me qira.

Megjithëse çifti nuk e ka konfirmuar bashkëjetesen, Ariana ka postuar diçka dyshuese  gjatë fundjavës në Instagram, ku shkruante: “Ne në apartamentin tonë të ri pa mobilje”, çka bëri që fansat menjëherë të mendonin se aktori dhe këngëtarja po lëviznin së bashku.