Brad Pitt dhe Angelina Jolie do të shkojnë në gjyq muajin e ardhshëm, pasi do të përballen në betejën e pakëndshme për kujdestarinë e 6 fëmijëve.
Sipas TMZ, dy yjet e Hollivudit vendosën që ta çojnë çështjen në gjyq. Ndërkohë që 4 dhjetori është caktuar si datë për nisjen e tij.

Ata kishin arritur një marrëveshje të përkohshme të kujdestarisë për gjashtë fëmijët, në fund të verës.

Por negociatat duket se nuk funksionuan. Dhe muajin e ardhshëm çifti do t’i kërkojë një gjykatësi të vendosë mbi betejën e kujdestarisë për fëmijët e tyre. Si dhe për pronën e përbashkët, pasi zbulohet se nuk kishin nënshkruar një kontratë paramartesore.

Në seancat që do të zhvillohen me dyer të mbyllura, Jolie kërkon kujdestari të vetme të fëmijëve, ndërsa Pitt të kundërtën.

Ish-çifti, i cili u martua më 23 gusht të 2014-s për t’u divorcuar dy vite më pas, ka 6 fëmijë bashkë. Ata janë Maddox, 17 vjeç, Pax, 14 vjeç, Zahara, 13 vjeç, Shiloh, 12 vjeç dhe binjakët 10-vjeçar, Knox me Vivienne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.