Festivali i Sanremo-s filloi mbrëmjen e djeshme dhe bashkë me të edhe polemikat e para.

Këtë herë bëhet fjalë për këngën e prezantuar nga Ermal Meta dhe Fabrizio Moro “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë). Ky duet rrezikon skualifikimin pasi sipas mediave italiane, kjo këngë është prezantuar në edicionin e Sanremo Giovani të 2016.

Advertisement

“Silenzio” (Heshtja) u këndua në atë kohë nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali. Edhe në këngën e Sanremos të Metas dhe Moros, Andrea Febo është i njëjti autor i këngëve.

“Silenzio” dhe “Non mi avete fatto niente” kanë ngjashmëri në melodi dhe në tekst. Për këtë arsye kënga e Metës, dhe Moro-s rrezikon të skualifikohet nga festivali.

Megjithatë disa javë më parë, gjatë një interviste me Donna Moderna, Fabrizio Moro foli për pjesën muzikore që shpjegonte se ‘Ti nuk më ke bërë asgjë’ është një këngë e lindur nga një produkt i mëparshëm, por i modifikuar nga të gjithë autorët.

Meta dhe Moro ishin pretendentë për të fituar festivalin e 68 të muzikës taliane, por ngelet vetëm vendimi i jurisë së Sanremos.