Duket se projekti më i ri nga Elvana Gjata, “3”, ka rrëmbyer zemrat e shumë personazheve të njohur.

Një prej tyre është edhe Noizy, i cili ka ndarë disa momente në Instagram, teksa është duke u relaksuar në makinën e tij duke dëgjuar disa këngë të shkëputura nga albumi i këngëtares, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Advertisement

Reperi ka qenë gjithashtu prezent në eventin e promovimit, ku këngët u prezantuan të kënduara Live nga Elvana Gjata.

Ndërkohë që fansat mezi po presin publikimin e këngëve (shpresojmë edhe të shoqëruara me klipe), Noizy ka fatin t’i dëgjojë në një ditë me shi si kjo e sotmja…