Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Hathaway, Rihana, e shumë aktore të tjera të njohura… të gjitha në një film.

Këtë tashmë e dinim, por çdo gjë bëhet edhe më interesante në trailer-in e dytë të Ocean’s 8, bazuar në trilogjinë e suksesshme Ocean’s 11, 12 dhe 13. Këtë herë protagonistë nuk do të jenë George Clooney, Brad Pitt, Matt Damon e Julia Roberts, por 8 gra grabitëse.

Advertisement

Personazhi kryesor është motra e Deni Ocean, Debbie, e interpretuar nga Sandra Bullock. Debbie sapo ka përfunduar dënimin 5-vjeçar në burg, dhe pas daljes formon bandën e saj për të grabitur një varëse të çmuar në një galeri arti gjatë ceremonisë së Met Gala.

Filmi pritet të dalë në kinema më 8 qershor.