Harrojeni Batman-in për pak kohë, pasi superheroi i radhës është në fakt një heroinë dhe quhet Batwoman.

Ruby Rose është e përzgjedhura e serialit të ri për të luajtur rolin e Batwoman si e para superheroinë lezbike, që vjen në dhjetor të këtij viti.

Aktorja 32-vjeçare konfirmoi lajmin përmes një deklarate në Instagram duke thënë se “Lakuriqi i natës është më në fund jashtë qeses dhe jam kaq e pushtuar dhe e nderuar”.

“Jam në një rrëmujë emocionale, sepse kjo është një ëndërr e fëmijërisë. Është diçka për të cilën do kisha dhënë jetën për ta parë në TV kur isha e re dhe pjesë e komunitetit LGBT, që kurrë nuk u ndje i përfaqësuar në televizion. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit, Zot!” , shkruan ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.