Nga Top Channel në TV Klan, Fevziu çoi deri në fund misionin që nisi tek “Dua të të bëj të lumtur”

Ramazani ka qenë protagonist i emisionit “Dua të të bëj të lumtur” të Arbana Osmanit, në Top Channel.

I ftuari special për Ramazanin ishte gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu. Ai i dhuroi minatorit që punonte në minierat e Bulqizës katër nga librat e tij dhe një set kopshtarie që mund ta blinte ku të dëshironte. Gjithashtu, ai e ftoi Ramazanin që të ndiqte “live” një prej emisioneve të tij.

Duke qenë se Ramazani kishte shprehur dëshirën për të takuar ish-kryeministrin Sali Berisha, gazetari kishte zgjedhur emisionin e djeshëm për të mundësuar edhe takimin me të. Misioni i “Dua të të bëj të lumtur” është përmbushur me sukses edhe jashtë Top Channel, në një tjetër ekran, si Klan.

Meqë e çoi deri në fund misionin që nisi tek Arbana, ajo ia ktheu me një kompliment: “Je më i miri @blendifevziu”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.