Nëse doni të bëheni pjesë e koncertit të Ed Sheeran duhet të plotësoni këto kushte

Këngët e Ed Sheeran janë kthyer në himn për shumë të dashuruar, duke u kthyer në idhullin e shumë njerzve nëpër botë.

Pas disa ditësh, këngëtari Ed Sheeran do të mbajë koncerte nëpër të gjithë Irlandën. Këngëtari i “Shape Of You” i ka të gjitha datat e muajit maj, të zëna. Por këtë herë fansave të tij iu është vënë një kusht. Organizatorët iu kanë bërë thirrje atyre se duhet të kenë patjetër me vete Kartë identiteti (ID) nëse duan të shohin koncertin.

Advertisement

Nëse ata nuk e kanë këtë kartë, do të largohen dhe promotorët e koncerteve janë shprehur se bileta rishitëse nuk do të pranohet. Gjithashtu fansat irlandezë janë paralajmëruar që të mos marrin me vete çanta të mëdha dhe nëse do të marrin qese, ajo duhet të jetë më e vogël se madhësia A4.