Nëntorin e vitit që lam pas, në një intervistë për “Wake Up”, aktori Bes Kallaku tha se ai dhe Xhensila ishin gati të prisnin një fëmijë, kurdo që të vinte.

Ndërsa kohët e fundit nëpër media po përflitet se Xhensila është rreth 4 muajshe shtazënë, duke konfirmuar që çifti e dinin që ishin në pritje të ëmbël që në nëntor.

Advertisement

Megjithatë dyshja, për momentin ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë lajmin e mirë.

Por, nga ana tjetër, Arbana Osmani ka postuar në Instagram një video të shkurtër përmbledhëse ku tregon ç’do të ndodhë në puntatën e radhës tek “Dua të të bëj të lumtur”.

Siç duket, të ftuarit e mbrëmjes janë pikërisht Xhensila dhe Besi, të cilët në një moment shfaqen duke mbajtur në duar rroba bebesh. Dhe sigurisht, gjëja e parë që na vjen ndër mend është se me shumë gjasa dyshja do ta shpallë njëherë e mirë gjatë spektaklit të së shtunës mbrëma, lajmin e bebushit.

Te shtunen? @duatetebejtelumtur_topchannel @topchannelalbania

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Pavarësisht se të gjithë e kemi kuptuar, po presim që lajmi të konfrimohet nga vetë çifti.