Një nga sfidat e shekullit të 21-të është ndotja e ajrit e cila ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe jo vetëm. Sipas një studimi të bërë nga kërkuesit suedezë të Stockholm Environment Institute, ndotja e ajrit mund të jetë shkaktare e 3.4 milionë lindjeve të parakohshme në të gjithë botën që nga viti 2010 e deri më sot. Në raportin e tyre konfirmohet se ndotësit toksikë, të ardhur nga përpunimi i naftës dhe produktet bujqësore, përfundojnë tek mushkëritë e grave shtatzëna dhe më pas tek fetusi.
Shkencëtarët suedezë zbuluan se kjo formë e ndotjes së ajrit ishte më e rrezikshme në Afrikën Veriore, në Sahara dhe Azinë Juglindore. Këto tre rajone përbëjnë 60% të të gjitha lindjeve të parakohshme në të gjithë botën. Por jo më pak i rrezikuar paraqitet edhe kontinenti evropian.

Gati 15 milionë foshnje në të gjithë botën lindin çdo vit para javës së 37-të të shtatzënisë. Gati 1 në 13 fëmijë në Britani dhe 1 në 10 fëmijë në Amerikë kanë lindur para kohe. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) lindja e parakohshme është shkaktari kryesor i vdekjeve së fëmijëve nën moshën 5-vjeç.

Advertisement

Living/ Burimi: ‘’Daily Mail’’