Ndahet nga jeta gazetarja që bëri për vete gjithë botën me historinë e saj

Historia e gazetares së njohur të “BBC” Rachael Bland, e cila vuante nga sëmundja e kancerit në gji, bëri bujë në gjithë botën për optimizmin që ajo përcillte dhe forcën me të cilën e përballonte sëmundjen.

Edhe pse e dinte se i kishte orët e numëruara Rachael nuk ngurronte të shijonte çdo moment dhe të ishte tepër aktive. Në asnjë moment ajo nuk e braktisi punën, shëtitjet me djalin e saj 2-vjeçar, apo të kalonte kohë në shoqërinë e miqve dhe familjarëve të saj.

Advertisement

Bashkëshorti i saj Steve dha lajmin pak më parë në llogarinë e të shoqes në Instagram. “Rachaeli jonë e zonja, e bukur, e mrekulleshme dhe kurajoze vdiq paqësisht këtë mëngjes e rrethuar nga familja e afërt. Jemi të gjithë zemërthyer për zbrazëtinë që ajo la në familjen tonë perfekte e që kurrë nuk ka për t`u mbushur. Për të gjithë ata që u interesuan për historinë e saj këto dy vitet e fundit që e ndoqët dhe i dërguat mesazhe dhe mbështetje, ju falenderojmë nga thellësia e zemrës. Nuk keni për ta kuptuar kurrë se sa të rëndësishme kanë qenë ato mesazhe për atë dhe për ne. Do na mungojë shumë, por njëkokhësisht jemi edhe krenarë për gjithçka që ajo arriti në këto 40 vite dhe për impaktin që ajo pati në jetët e shumë njerëzve. Faleminderit. Steve dhe Freddie”, shkruan i shoqi në emrin e tij dhe të djalit.

Rachael Bland, që punoi për “Radio 5 Live” dhe “North West Tonight”, u diagnostikua me kancer në gji në fund të vitit 2016. E ndjera deklaroi disa kohë më parë se kishte ndërmend të shkruante një libër-guidë për vogëlushin 1-vjeçar, Freddie-n.