MTV Music Awards: 3 shqiptare, dhjetra nominime në kategori të ndryshme

Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha rrëmbejnë disa nominime në kategori të ndryshme nga eventi më i rëndësishëm i vitit  për muzikën në SHBA si “MTV Music Awards”.

“MTV” ka shpallur listën e nominimeve nëpërmjet aplikacionit “IGTV” në Instagram. Listën e nominimeve e kryeson Cardi B me 10 të tillë dhe pas saj vijnë Beyonce dhe Jay-Z me 8. Më e rëndësishmja është se këtë vit janë nominuar në disa kategori edhe këngëtaret me origjinë shqiptare të njohura në mbarë botën.

Advertisement

Dua Lipa është nominuar në tre kategori, “Kënga e Vitit” me “New Rules”, “Koreografia më e mirë” me këngën “IDGAF” si dhe “Kënga më e mirë ritmike” me “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris.

Rita Ora është e nominuar në “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Efektet më të mira vizuale” me këngën “Lonely Together” në bashkëpunim me DJ e ndjerë, Avicii.

Ndërsa Bebe Rexha është nominuar në një kategori të vetme, “Bashkëpunimi më i mirë” me Florida Georgia Line me këngën “Meant to be”.

Këtë vit ndarja e çmimeve do të rikthehet në New York dhe do të zhvillohet në 20 gusht.