Momente të veçanta nga dasma e aktorëve të “Game of Thrones” (Video)

Një dasmë ala “Game of Thones”!

Dashuria më e bukur dhe më magjike lind në skenat e xhirimit të një filmi, ashtu si historia e tyre. Aktorët e serialit “Game of Thrones”, Kit Harington dhe Rosie Leslie kanë kurorëzuar me martesë historinë e tyre të dashurisë. Ata u takuan së bashku në vitin 2012 kur po filmonin në Islandë për serialin e famshëm, ku interpretojnë Jon Snow dhe Yrditte.

Advertisement

 Çifti i tha “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni në Aberdeenshire, Skoci ditën e djeshme, ku ra në sy mënyra e veçantë e dekorit dhe zgjedhjes së detajeve.

Të pranishëm në dasmë ishin edhe yje të tjerë të serialit të famshëm, si Emilia Clarke dhe Peter Dinklage (Daenerys Targaryen dhe Tyrion Lannister) apo Sophia Turner dhe Maisie Williams (Sansa dhe Arya Stark).

Menjëherë sapo u bë publik lajmi i romancës së tyre, u bë e ditur se ata ishin fejuar dhe kishin nisur bashkëjetesën. Mirëpo tetorin e vitit që lamë pas aktori i njohur e surprizoi partneren tij me një propozim martese.

“Kisha bërë disa plane për këtë ditë, do të vendosja disa drita në pemë dhe të bëja gjithçka në një mënyrë sa më romantike. Por, në minutën e fundit hoqa dorë nga plani. Ne ishim në një fshat, një mbrëmje nën një qiell të mrekullueshëm, kishim ndezur zjarr, verë të kuqe dhe unë e bëra propozimin pak më herët. E di që është një veprim i keq, unë kisha qëllim ta bëja më pas me dritat, por ja që e bëra pyetjen pak më herët”. Mirëpo mesa duket dita e madhe erdhi dhe dy aktorët e dashur kurorëzuan dje me martesë historinë e tyre të dashurisë.

Sa për serialin, GOT është një ndër më të përfolurit të momentit ku në ndarjen e Çmimeve Emmy dy vite më parë triumfoi me plot 12 fitore, si “Seriali dramatik më i mirë”, “Regjia më e mirë”, “Skendari më i mirë” etj. Sezoni i 8-të dhe i fundit pritet të shfaqet vitin tejetër.