Grimieri personal i familjes Kardashian, Ariel Tejada realizoi masterclass-in e parë në Shqipëri.

Ai u mësoi të pranishmëve të gjitha sekretet që ai vetë përdor mbi motrat Kardashian në vetëm 4 orë, në Teatrin Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”.

Advertisement

Ariel erdhi në Shqipëri me ndihmën motrave Agensa dhe Anxhelina Hadërgjonaj, të cilat kanë vite që njihen me grimierin. Motrat Hadërgjonaj gjithashtu morën dhe një falenderim special nga motrat Lori dhe Sara Hoxha për ftesën, por mesa duket jo të gjithë janë të kënaqur me masterclass-in e Arielit.

Ka qenë moderatorja shqiptare, Eva Murati që ka injoruar masterclass-in, për çmimin e lartë që ishte vendosur. Në një Instastory në Instagram ajo shkruan “400 euro që të mësoj makeup në 4 orë? Dreq jo! …as në një univers paralel ku nuk ekzistojnë tutorials e Youtube!”.

Nuk dihet nëse ky ishte çmimi i vërtetë i biletës së masterclass-it, por nëse ka qenë, është pak si shumë për shoqërinë shqiptare. Mgjithatë asnjë tjetër perveç Evës nuk është ankuar. Ose shqiptarët kanë shumë lekë dhe nuk i bën përshtypje të paguajnë 400 euro për një artist make up-i si Arieli, ose bileta nuk ka qenë vërtëtë aq. Mbetet për tu parë…