Modelja në klip kopje e Gigit! Kënga e re e Zayn dedikim për ndarjen?

Ende nuk janë zbuluar arsyet që çuan drejtë ndarjes yllin e modelingut, Gigi Hadid, me yllin e muzikës Zayn Malik pas dy vitesh lidhje.

Menjëherë pas ndarjes, Zayn e hoqi Gigin nga Instagrami i tij si nga lista e ndjekësve ashtu sikurse fshiu çdo foto që kishte ne llogarinë e tij. Megjithatë, sajti i njohur MTV njoftoi se e gjitha kjo ka ndodhur vetëm për faktin që Zayn të promovonte klipin e tij të ri që do të publikohet sot.

Advertisement

Dhe mesa duket është e vërtetë pasi postimet e vetme që ai ka bërë lidhen vetëm me këngën e re dhe ajo që vihet re është modelja që ka zgjedhur Zayn për klipin. Ajo duket shumë e ngjashme me ish-in e tij, Gigin, dhe mesa duket kënga lidhet me ndarjen e tyre.

Emri i saj është Sofia Jamora dhe po ju lejmë ju të gjykoni nëse ngjan vërtetë apo jo.