Pas mbylljes së sezonit të Portokallisë, moderatorja e talentuar Xhemi Shehu ka qëndruar larg syrit të publikut.

Para disa muajsh ajo ka mbyllur dhe llogarinë e saj në Instagram për të disatën herë dhe nuk dihet kur mund të rikthehet sërish. Megjithatë, për të gjithë ata që i ka munguar figura e Xhemit, na e sjell në vëmendje gazetarja Mira Kazhani. Ajo ka postuar një foto, ku krah saj shkruan se e ka realizuar krejt rastësisht dhe e besojmë pasi të dyja janë “ujë e sapun”.

Advertisement

“Shkon njeriu ne Gjermani dhe sheh dhjetra japonez, gjermane po e po dhe takon edhe kete te bukren e dheut Xhemi Shehu”,- ka shkruar gazetarja.