Një vit pas largimit nga shtëpia e bardhë, Michelle Obama ka qenë e ftuar në “The Ellen Show”.

Ellen i bëri pyetjen që të gjithë kishim kohë që u bëmë kuriozë. Kur Donald Trump dhe bashkëshortja e tij shkuan në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë, Melanie i dhuroi  Michelle një kuti nga Tiffany’s. Kjo dhuratë u përfol shumë dhe deri  më sot nuk ishte zbuluar ç’kishte në të. Por në një klip të shkurtër të publikuar nga Ellen, ajo ka treguar se Zonja e Parë Melanie i kishte dhuruar një kornizë fotografish.

Advertisement

“Ka qenë një kornizë e bukur”- ka thënë dhe më tej ajo ka shpjeguar situatën e sikletshme që u ndodhën kur Melanie i dha dhuratën.

“Ka shumë protokoll. Është një vizitë shtetërore ku ata të thonë çfarë do bësh, si do qëndrosh e nuk flitet për të marrë një dhuratë. Unë ngela si e ngrirë, pasi nuk kishte asnjë njeri për të më ndihmuar dhe nuk dija çfarë duhet të bëja me këtë dhuratë”, sqaroi Michelle

Askush nuk erdhi të ma merrte kutinë nga dora, por burri im më shpëtoi. Obama e mori kutinë dhe e çoi brenda”.- ka thënë zonja Obama.