Mesazhi i ndjerë Redias për Lori Hoxhën, mund t’ju motivojë të gjithëve

Dita e sotme përkon me 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të themeluesit të Top Media-s, Dritan Hoxha.

Padyshim për familjen e tij dita e sotme është e trishtë dhe e përkujtojnë më shumë se çdo ditë tjetër Tanin.

Advertisement

Një nga vajzat e tij Lori ka publikuar një mesazh që ka marrë nga motra e saj Redia, ku i shkruan të mos mërzitet pasi dita e sotme do të kalojë.

“E di që e mërzitur, kështu nuk do të them të kalosh një ditë të bukur. Në vend të saj do të këshilloja vetëm të kaloje një ditë. Qëndro gjallë, ushqeje veten mirë, vish rroba të rehatshme dhe mos hiq dorë nga vetja Do të bëhet më mirë dhe deri atëherë thjesht kalo një ditë,”-përfundon mesazhi i ndjerë i Redias. Lori i ka shkruar: “Të dua”.

Tani humbi jetën në një aksident automobilistik më 23 maj 2008.