Më shumë se 22M për Elvana Gjata!

Çfarë suksesi!

“Mike” nga Elvana Gjata, Ledri Vula dhe John Shahu u kthye në një nga këngët që po dëgjohet dhe ridëgjohet që nga dita e parë e publikimit (2 korrik), duke arritur deri më tani 11,254,116 klikime në YouTube.

Advertisement

Në fakt, sipas YouTube Analytics, kënga është dëgjuar mbi 22.2M herë dhe kjo nuk po na çudit aspak. Falë punës fantastike të producentëve Arbër Gjikolli dhe Arbre Blass si dhe talentit të Elvanës, Ledrit dhe John-it, një shifër e tillë tregon qartë se çdo gjë e mirë shpërblehet siç duhet dhe asgjë nuk fitohet falas.

Tani, le të dëgjojmë edhe njëherë “Mike”-n.