Më në fund “shfryhet” Lori Hoxha: Produksioni i DWTS nuk donte të dilja mirë, kishte “brryla”

E ftuar në emisionin You&Me në Energy Radio, blogerja, njëkohësisht dhe një prej trashëgimtareve e Top Medias, preku dhe eksperiencën e saj si konukurrente në “Dancing with the stars” në Vizion Plus.

Triumfi i saj në atë kompeticion u përfol gjatë në rrjetet sociale, duke e akuzuar Lorin se kishte bërë një marrëveshje me produksionin. Ajo e nisi këtë temë duke thënë se nëse do të kthehej pas kupën do t’ja jepte Arjonit dhe tregoi për You&Me se, jo vetëm që nuk kishte bërë asnjë marrëveshje me ta, por ka dal dhe e humbur nga pjesmarrja e saj në DwTS.

Advertisement

“Dancing with the stars” unë mendoj se duhet ta kishte fituar Arjoni përshembull. Po ta riktheja një gjë nga ajo eksperiencë,  (unë humba shumë pikë kur fitova, se unë realisht nuk kam bërë asnjë marrëveshje më ata, pavarësisht se është folur) dhe nëse do të bëja diçka ndryshe, përveç intervistave të shumta që kam dhënë, do e merrja kupën dhe do ja jepja Arjonit.”,-tha Lori.

Ndërsa Arjoni duke qeshur tha: Unë me thënë të drejtën nuk doja kupën por doja shtëpinë.

“Shtëpinë nuk e mora as unë.”,- u përgjigj blogerja.

Dhe në fund Lori e mbylli duke folur për “sfidat” që ka kaluar në DWTS, duke mos lënë pa akuzuar produksionin për “brryla”. Ajo preku pak dhe një nga konkurrentet më të forta në atë kohë, Flaka Krelanin, për të cilën tha se ka pasur prioritete.

“Unë jam shumë përfeksioniste dhe unë aty doja të dilja sa më mirë dhe e shihja që në disa momente ata nuk donin që unë të dilja mirë. Këto janë çik teori konspirative të mijat, por që kishte një lloj “brryli” aty. Acarohesha aq shumë se doja ta fitoja me ngulm atë show. Flaka ka pasur pafund prioritete. Ka kërcyer 4 Paso Doble dhe unë kam pasur 4 Paso Doble që nuk nuk i kërceja mirë se unë isha për Valse, ndërsa ajo ishte për Paso Doble. Në vend që ti jepnin valse asaj, i jepnin Paso Doble dhe normal që do dilte më mirë se ajo është rock.” /radionrg.al/