Më në fund! Klipi i “Live It Up” nga Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi është mes nesh (Video)

Tani po që mund të ndiheni të plotësuar dhe të karrikoheni për ndeshjet e Botërorit.

Bashkëpunimi i Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi finalizoi projektin “Live It Up”, pra këngës së FIFA World Cup në Rusi me klipin zyrtar.

Advertisement

Videoja muzikore nis me një thënie të famshme të shkrimtarit latin Syrus: “Ku ka bashkim, ka gjithmonë fitore”. Tematika lidhet sigurisht me futbollin dhe emocionet që shkakton kjo lojë duke marrë pjesë nga ndeshje të ndryshme. Pjesë e klipit është edhe futbollisti i famshëm Ronaldinho, i cili bashkohet me tre këngëtarët në një turmë të gëzuar njerëzish.

Kampionati Botëror pritet të nisë më 14 Qershor.

Mos e humbisni!