Markato mediatike! Besin dhe Erionin do t’i shihni në… (Video)

Në emisionin më energjik të mëngjesit, Chaud Patate, në radion ENERGY me Flori Gjini, Suada Daci, Rudi Deda, ishte i ftuar aktori dhe tashmë drejtori i përgjithshëm i QKKF & TKK, Erion Isai.

Pasi e quajti “një kapitull të mbyllur” aktrimin e tij në Portokalli, dy humoristët dhe kolegët Erioni dhe Bes Kallaku kanë një raport shumë të mirë mes tyre. Madje miqtë e ngushtë ishin pjesëmarrës  tek “Kënga Magjike”, duke ndezur spektaklin me batutat e tyre (Erioni ishte dhe skenarist). Po tani ku do i shikojmë të dy aktorët?

Advertisement

“Siç shikojmë dita-ditës nëpër portale që markatoja po bëhet e ethshme, edhe në këtë pjesë markatoja vijon të jetë e ethshme. Me këtë pjesë po merret Besi, unë jam përqëndruar në detyrë, kam informacion dhe të gjithë jemi duke e menduar, por kaq…” -tha Erioni pa zbuluar gjë për momentin.

“Shiko që të bësh një gjë dhe ta bësh seriozisht, pavarësisht se spektakli mund të jetë i humorit, ajo do kohën e vet. Bashkëpunimi me Arditin, nuk ishte i pari për mua. Unë kam qenë asistent-regjisor i puntatës së parë te “E Diela Shqiptare”, kur është hapur para 12 vitesh. Arditi është “shkollë e televizionit”…”, -u shpreh aktori.

Duke qenë se ka punuar gjithmonë për dy televizionet më të ndjekura në Shqipëri, TV Klan dhe Top Channel, Erioni u shpreh se nëse do të vendosnin të bënin një emision të ri me Besin, do të ishte pikërisht një prej tyre, edhe pse pranoi se ka pasur propozime nga televizione të tjera ku iu kanë ofruar një çek të bardhë.

“Ne kemi pasur merakun e një produkti të saktë dhe afatgjatë. Janë emisione që e kam bindjen që i prodhojnë vetëm këto dy televizione, nuk besoj se është sipërmarrje e lehtë”, -përfundoi Erioni duke e lënë të hapur se kë televizion do të zgjidhnin konkretisht me Besin.

Ndërkohë sipas burimeve të radionrg.al, Bes Kallaku është parë në ambientet e Top Channel, ku thuhet se ka patur një takim me drejtorin Ben Blushi. Se si qëndron e vërteta, këtë do e zbulojmë ditët në vijim.

Intervistën e plotë e gjeni në YouTube.