Jo më kot ajo quhet mbretëresha e POP-it, sepse Madonna gjithmonë ka ditur të tërheqë vëmendjen e botës kur vjen puna tek muzika.

Këtë radhë këngëtarja na ka futur në dhomën e saj të gjumit, dhe jo të gjithë të njohurit e bëjnë këtë gjë. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ylli 59-vjeçar, ka treguar se në dhomë ajo mban dy personazhe që i kemi parë shumë shpesh pranë saj.

Advertisement

Every night I share my bed with Michael Jackson and Debi Mazar! ???♥️??……..?

A post shared by Madonna (@madonna) on

“Çdo natë e ndajë krevatin tim me Michael Jackson dhe Debi Mazar”- shkruan këngëtarja në përshkrimin e fotos.

Mbi kokën e krevatit dallohet një foto e këngëtares, bërë në vitin 1991 për revistën Rolling Stone, duke u puthur me aktoren Debi Mazar.

Image result for madonna debi mazar kissing

Ndërsa në një nga jastëkët e krevatit ndër të tjera shkruhet, “Ti do të jesh gjithmonë në zemrën time…”, e cila mban firmën e Mbretit te POP-it, Michael Jackson.