Epo nëse ishit mësuar të shihnit Linda Rein në ‘Dance With Me’, kjo nuk do të ndodhë më.

Personazhi kaq shumë i komentuar në media, jo vetëm si e para shqiptare që ka bërë publike ndryshimin e gjinisë, por edhe për zhurmën e krijuar kohëve të fundit në debatin me moderatoren Rudina Magjistari dhe anëtarin e jurisë Robert Aliaj, ka hequr dorë nga spektali i së hënës në tv Klan.

Advertisement

Këtë lajmë e ka bërë të ditur revista “Class”, e cila ka trasmetuar dorëheqjen e Lindës nga ky produksion. Ish-Konkurentja nuk e ka patur të lehtë këtë rrugëtim që në start të tij, pasi kujtojmë se ishte e vetmja pa një partner në krahë.