Kishte ardhur koha…

Edhe pse të gjithë mendojnë se ata të dy janë ndarë, nuk kemi asgjë konkrete, por me siguri Selena dhe Justin janë duke kaluar kohë vetëm dhe pa praninë e njëri-tjetrit.

Advertisement

Kështu këngëtarja ka vendosur të shijojë jetën e saj dhe këtë e ka bërë duke marrë disa ditë pushimesh në Australi.

Së bashku me miqtë e saj, Selena është fotografuar duke shijuar rrezet e diellit në bordin e një jahti luksoz në Sydney.

Nga fotot dallohet dhe shenja e operacionit të transplantit të veshkave të kryer nga këngëtarja, në këmbën e saj të djathtë, operacion nga i cili ajo rrezikoi edhe jetën. Diçka tjetër që dallojmë është se 25-vjeçarja ka shtuar pak në peshë, por kjo nuk ia heq aspak nurin dhe ne na pëlqen ta shikojmë të buzëqeshur.