Landi ka një arsye për të festuar, “Komshia” rekord klikimesh

Pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit, u dukur sikur West Side Family do të tërhiqej nga muzika.

Por, famirësisht kjo nuk ndodhi, pasi Landi dhe Armiri (Xhiku) e kthyen dhimbjen në forcë, duke u rikthyer me super hite. Në fillim ishte “Beso”, që shënoi edhe rikthimin e tyre në tregun muzikor. Më pas erdhi dhe kënga që do të na shoqërojë në ditët tona verore, “Komshia”, e cila mesa duket i ka pëlqyer publikut, pasi kënga ka arritur të marrë 2 milionë klikime në dy javë.

Advertisement

Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i grupit Landi nëpërmjet një postimi ku falënderon të gjithë fansat.