Lana Del Rey i thotë “lamtumirë” verës me këngën e re

“Mariners Apartment Complex” është një nga dy këngët e fundit të verës që Lana Del Rey na kishte lajmëruar pak më parë.

Titulli interesant i këngës e gjen kuptimin në vargjet e para të tekstit: “You took my sadness out of context / At the mariners apartment complex”. Lanas i duhej një fjalë që rrimonte me “context” dhe nuk kishte zgjedhje më të mirë se kaq.

Advertisement

“Mariners Apartment Complex” është një baladë e qetë ku Lana nxjerr në pah feminizmin e saj: “Don’t look too far, right where you are, that’s where I am / I’m your man / I’m your man”, shoqëruar me një klip bardh’ e zi.