Para një jave erdhi në jëtë vajza e Kylie Jenner, e cila është kthyer në temën kryesore të mediave rozë në botë.

Në fillim u diskutua nëse ajo ishte shtatëzënë, pasi ajo nuk e konfirmoi kurrë, ndërsa këto ditë po aludohej për emrin. Nëpër mediat online të gjithë mendonin se do të quhej “Butterfly” (flutur), aq sa filluan të vendosen dhe baste, por nuk është e vërtetë.

Advertisement

Kylie ka ndarë me ndjekësit e saj, për herë të parë një foto me vajzën, ku i duken vetëm buzët, dora e vogël dhe një pjesë e hundës dhe më në fund ka zbuluar emrin e vogëlushes. “Stormi” do të quhet vajza e Kylie Jenner dhe reperit të njohur Travis Scott dhe sigurisht që fansat e kanë uruar menjëherë në komente.

stormi webster ??

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on