Ku e festoi ditëlindjen Era Istrefi? (Foto)

Era Istrefi është duke kaluar kohën më të bukur.

Padyshim sukseset dhe arritjet në karrierë e kanë bërë atë shumë të lumtur, po aq sa edhe shqiptarët, të cilët i ka përfaqësuar më së miri, por suksesi sigurisht ka ardhur me punë…

Advertisement

Ditën e sotme, Era feston 24 vjetorin e lindjes dhe pavarësisht se duhet të ishte duke pushuar apo festuar, kjo ditëlindje e ka gjetur duke punuar në një studio muzikore.

Para pak ditësh 24-vjeçarja ka udhëtuar drejt Berlinit, për një projekt të ri muzikor. Para disa orësh ka treguar se studio “nuk i ndahet” as për ditëlindje. Megjithatë Era pranon se ndihet mjaft e lumtur për këtë fakt. Edhe ne bashkë me të!

Kujtojmë se në 15 korrik këngëtarja së bashku me Will Smith dhe nicky jam do të performojnë live në finalen e Botërorit.