Kryebashkiakut të Londrës Sadiq Khan, duket se nuk i ndahet më zemra nga këngëtarja shqiptare, Dua Lipa.

Pasi mori pjesë në koncertin e saj në kryeqytetin britanik, Sadiq Khan publikoi një foto me këngëtaren duke e vlersuar për punën e saj. Ndërkohë, ditën e djeshme kryebashkiaku ndjekur MTV EMA, dhe pasi Dua ka fituar çmimin si artistja e re më e mirë në MTV EMA, Khan ka bërë një postim në Twitter.

Advertisement

“Qyteti ynë ka disa prej talenteve më të mëdha të muzikës botërore. Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në MTV EMA”, ka shkruar kryebashkiaku Sadiq Khan.