Është Shën Valentini, të gjithë kanë nevojë për dashuri.

Gjatë këtyre ditëve, Kim Kardashian po dërgon zemra gjigante me parfumet e saj KKW Kimoji Hearts miqve dhe armiqve. Dje, në Instastory-n e saj, ajo postoi listën e plotë të personave të famshëm që do u dërgonte dhurata, përfshirë këtu dhe Taylor Swift.

Advertisement

“Vendosa që për këtë Shën Valentin të gjithë meritojnë një ‘valentine'”, thoshte Kim ndërsa filmonte listën. “Do u dërgoj atyre që më duan, që më kanë inat, të  gjithëve që mendoj, sepse është Shën Valentini.”

Kujtojmë se një vit e gjysëm më parë, Kim Kardashian ekspozoi Taylor Swift, në ditën e gjarpërinjve. Kanye publikoi një këngë që përmbante në tekst vargjet ‘I feel like me and Taylor might still have sex/Why? I made that bitch famous’ (E di se unë dhe Taylor mund të bëjmë seks, sepse unë e bëra atë k***ën të famshme). Taylor tha publikisht se kjo ishte një goditje e ulët dhe më pak mori hak me albumin “Reputation”.

E megjithatë, këto nuk e bezdisin aspak Kim, ajo di gjithmonë çfarë bën!