Këto fakte do t’ju bëjnë të hiqni dorë menjëherë nga konsumi i shisha-ve

Kohët e fundit shisha është kthyer në trend dhe shumë njerëz e konsumojnë atë jo vetëm nëpër lokale, por edhe në shtëpi.

Dhe me siguri të gjithë mendoni se shisha nuk është e dëmshme, por po ju njoftojmë që informacioni juaj është i gabuar, pasi tymosja e Shisha-s mund të jetë po aq e dëmshme dhe e rrezikshme sa konsumimi i duhanit. Kjo sepse tymosja në argjile nuk mund të jetë më pak toksike në një tub uji.

Advertisement

Madje një konsumues i rregullt i Shisha-s mund të thithë më shumë helme tymërash gjatë konsumimit të Shisha-s sesa një duhanpirës brenda pak ditësh. Kjo shkakton rreziqe afatgjata për shëndetin duke përfshirë edhe kancerin e zemrës, lëkurës si dhe sëmundje të gojës.

Shumë persona që e parapëlqejnë Shisha-n mund të thonë se mund ta lënë kur të duan dhe vazhdojnë sërish ta konsumojnë për kënaqësi. Nikotina në Shisha i bën njerëzit po aq të varur sa nikotina në cigare ndaj lënia e saj mund të marrë pak kohë.

Pak ditë pasi ta keni lënë do të vini re ndryshimet dhe përmirësimet në shëndetin dhe cilësinë e jetës suaj.

Arsyet pse duhet ta lini Shisha-n:

Zvogëloni shanset për infektimin e gojës nga bakteret
Zvogëloni shanset për t’u prekur nga kanceri dhe turbekulozi
Parandaloni sëmundjet e zemrës
Bëni një jetë më të shëndetshme
Më parë turbekulozi në vendet e Lindjes së Mesme lidhej me Shishën
Monoksidi i karbonit (nga qymyri) është 30 herë më i vështirë për tu tretur në ujë,sesa oksigjeni.
Në një thithje të vetme ata që konsumojnë shisha thithin deri në 200 herë më shumë tym se nga një cigare.
Pirja e duhanit vret rreth 114,000 njerëz në Britani të Madhe çdo vit.
Sa më e gjatë seanca me nargjile, aq më shumë nikotinë dhe toksina merrni.