Bleona është padyshim një nga personazhet publike që bën më shumë zhurmë në çdo dalje të saj.

Që nga zhvendosja në Amerikë, ajo është takuar me shumë fytyra të njohura, duke filluar nga Donald Trump që është president i SHBA-ve, e deri tek aktorë të njohur, me të cilët përflitet të ketë pasur edhe afera seksi.

Advertisement

Së fundmi në profilin e saj në Instagram ka hedhur një fotografi ku shihet se është takuar me Eva Cavallin, “Miss Universe” dhe gruaja e dizajnerit të me famë botërore, Roberto Cavalli. Nuk dihet nëse ky është një takim i rastit apo mikeshat kanë ndonjë plan, por le t’ja lëmë kohës që të na i zbulojë të vërtetat.