Angelina Jolie nuk ka një projekt për të promovuar.

Ajo nuk është duke luajtur në ndonjë film, apo duke punuar si regjisore. E vetmja arsye pse humanitaria Jolie është përzgjedhur në kopertinën e revistës ELLE të këtij muaji është për të tërhequr vëmendjen në një rast që nuk vjen me një tapet të kuq: Dita Ndërkombëtare e Gruas (8 mars).

Advertisement

Në intervistën e dhënë së fundmi për Elle, Angelina ka rrëfyer se po përpiqet me çdo kusht t’i mësojë fëmijëve të saj rëndësinë që ka të luftosh për atë që do.

Aktorja ka folur për abuzimet seksuale, të drejtat e grave dhe këshillat që i jep vazhdimisht vajzave të saj, Vivienne (9), Shiloh (11) dhe Zahara (13).

“I them gjithmonë vajzave të mia: Ajo që ju dallon është çfarë bëni për të tjerët. Çdokush mund të bëjë tualet apo të veshë një fustan të bukur. Ajo që të përcakton si njeri është mendja jote. Zbuloni se kush jeni, çfarë mendoni dhe për çfarë doni të luftoni. Luftoni gjithashtu për të tjerët dhe të drejtat e tyre. Nëse i shërben të tjerëve, ia vlen të jetosh!”- është shprehur Jolie.