Këngëtari rrëzohet në skenë dhe iu kërkon fansave të postojnë videon

Këngëtari i njohur amerikan i muzikës country, Blake Shelton, (njëkohësisht dhe i dashuri i Gwen Stefani) dhuroi një super shfaqje në Oregon këtë fundjavë që kaloi.

Ndërkohë që ishte duke folur me audiencën, papritur ju morën mendtë, humbi ekuilibrin dhe u rrokullis në skenë.

Advertisement

Kjo nuk e bëri të ndihej keq, përkundrazi u fut në Twitter dhe pranoi se kishte pirë aq shumë sa nuk mundi të kontrollonte veten. Madje kërkoi me çdo kusht që të pranishmit të postonin videon e momentit të rrëzimit dhe kështu ndodhi.

“Forca pra Pendleton, e di që dikush e ka filmuar momentin kur unë rashë nga skena mbrëmë. Ju lutem!!! Kam nevojë ta shoh!! Postojeni!!! Dhe po, kisha pirë. Shumë..”