Edicioni i 19-të i Këngës Magjike është tashmë gati për netët finale.

Bashkë me konkurrentët e prezantuar këtë të diel në “E diela Shqiptare”, kanë përfunduar konkurimin e fazave të gjitha këngët pjesëmarrëse dhe tashmë artistët janë bërë gatin për fazën e fundit në Pallatin e Kongreseve.

Advertisement

Ardit Gjebrea moderatori i emisionit “E diela Shqiptare” ka bërë publik emrat e artistëve që do të këndojnë në Pallatin e Kongreseve. Formula e prezantuar për herë të parë vitin e kaluar, ku artistët ndaheshin në kategori të rinjsh dhe kategori VIP, ka vijuar edhe këtë vit dhe nga juria e të rinjve kanë dalë gjithashtu këngëtarët që do të këndojnë edhe në netët live.

Më poshtë ju paraqesim emrat dhe këngët e pjesëmarrësve në Pallatin e Kongreseve:

E mërkurë, 6 dhjetor

Lind Islami – Problemi
Mishela Rrapo  – E doja s’e doja
Alar Band – Leni ojnat
Rovena Stefa – Veç një jetë
Xhesika Polo – Jetën ma fal
Elson Braha – 23
Çiljeta Xhilaga – Hajmali
Kelly – Kur ti buzëqesh
Gjergj Leka – Ndryshojmë
Mentor Haziri – Plagë në zemër
Fifi – Zhurmë
Stine – Ma more zemrën
Anxhela Peristeri – E çmendur

Të rinjtë (New Artist)

All in Band – Kundër rrymës
Reinaldo Gaçi – Mos harro
Arieta Palushaj – Simbiozë
Armenda Gashi – i huaj
Toli – Nuk kam frikë
Serxho HD – Pafundësi
Majlinda Cikaqi – Kam mall
Genti Deda ft Dj Rob – Dashuria
Andrea De Pascalis – Goçe di Spirito

E enjte, 7 dhjetor

Blerina Braka – Mirupafshin dashuri
Franc Koruni – Jemi njëlloj
David – Vetëm ne të dy
Laura Nexha – Je dashuri
Aurela Thellimi – E diel
Valon Shehu – Ti mos më shaj
Egzona Ademi – E ndiej
Fjolla Morina ft. Blasta – Shake
Klejti Mahmutaj – Më mbaj
Kastro Zizo & Rea Nuhu – Pa faj
Evi Reçi – Dorëzohu
Nrg Band – Gocat me martini
Samanta – Humbur
Elhaida Dani – E ngrirë

Të rinjtë (New Artist)

Algert Sala – Je penduar
Egys Shahu – Fale zemrën
Albulena Jashari – Njerëzit
Silvana Rusi – Ai
Albina Kelmendi – Si n’fillim
John Shahu – medicine
Gerard Merdani – Fjalet me mungojne
Xhon Jesku – Je ne mua