Bukuroshja Kejvina Kthella u bë e njohur nga programi “Xing me Ermalin”, ku vazhdon ende si velinë aty.

Dhe duke qenë njëra ndër vajzat më të komentuara shqiptare, Kejvina dje ishte e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit. Gjatë bisedës kur u pyet edhe se ku e sheh veten në të ardhmen, Kejvina shprehet se e sheh veten si moderatore, me një emision të vetin si Rudina Magjistari.

Advertisement

“Të arrija të bëja diçka në televizion, pse jo. Ja një program si yti për shembull”,- tha biondja seksi.