Karrigia e Mark Zuckerberg kishte diçka që bëri internetin të “ziejë” nga meme-t (Foto)

Gjatë seancës dëgjimore në Washington, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg dëshmoi përpara Kongresit rreth skandalit të vjedhjes së të dhënave të përdoruesve së Facebook- ut nga Cambridge Analitica. E pikërisht këtu, disa sy të vëmendshëm vunë re një detaj interesant në karrigen e tij.

Zuckerberg nuk u ul mbi direkt mbi karrige, por sipër saj ishte vendosur një jastëk i madh i fryrë, për të cilin po aludohet shumë.

Advertisement

Kaq është dashur dhe gjithë interneti të shpërthejë në komentet e shumta. Vënia e një jastëku të tillë është komentuar si një marifet që Zuckerberg e ka përdorur për t’u dukur më i gjatë dhe më i fuqishëm. 33- vjeçari, i cili është 1.7 m i gjatë mendohet se ka gjetur këtë metodë për të patur më shumë prezencë.

Aludimi ra poshtë pasi u tha për New York Times se në fakt kjo s’ishte asgjë tjetër veçse diçka e zakonshme, e përfshirë në kodin e etikës së dëshmitarit. Sipas mjekëve dhe siç e shpjegon vetë Facebook, ai jastëk përdoret për njerëzit që kanë probleme me shtyllën kurrizore, në mënyrë që ta bëjë më të rehatshëm qëndrimin, sidoemos në raste si kjo, ku i duhej të qëndronte rreth 10 orë në pyetje.