Kanye West shkon me pantoflat e Kim në dasmën e reperit të njohur (Foto)

Kanye dhe bota e tij…

Reperi me famë botërore 2Chainz i dha fund beqarisë ditën e djeshme, duke lidhur kurorë me partneren e tij prej disa vitesh, të qujatur Kesha. Në dasmën e çiftit nuk munguan dhe Kim Kardashian me Kanye West.

Advertisement

Deri këtu gjithçka në rregull derisa pamë se kishte dy detaje tek Kanye që nuk ishin aspak të zakonta për një dasëm.

E para kostumi i tij Louis Vuitton nuk kishe një këmishë poshtë xhaketës dhe… këpucët ose më saktë pantoflat që për më tepër ishin të vogla për këmbën e tij. Me siguri ia ka marrë borxh Kim-it.

Fotot e reperit mennjëherë kanë bërë xhiron e internetit duke u bërë subjekt talljeje nga ndjekësit që aludonin se West mund të kishte probleme me thonjtë e këmbës dhe se doktori e kishte këshilluar të mos vishte këpucë.