Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë fotografuar duke hyrë në një zyrë martesash në një gjykatë në New York, me sa duket për të bërë gati të gjitha procedurat për ditën e tyre të madhe.

Burime për “TMZ” raportojnë se Justin është prekur shumë nga kjo situatë dhe madje ka qarë përballë bashkëshortes së tij të ardhshme.

Ai madje mësohet se i ka thënë Hailey-t “mezi pres të martohem me ty zemër”, duke e bërë edhe më romantike situatën.

Hailey e ka dhënë një prononcim për “The Cut” ku ka zbuluar se të gjithë të afërmit e saj janë martuar në moshë të re, prandaj asnjëherë nuk kanë qenë kundër martesës. Më tej ajo shprehet: “Kur e di që është i duhuri, është i duhuri. I them gjithmonë prindërve të mi që nëse do ta ndjenin që nuk është vendimi i duhur do të më ndalonit apo jo? Ata nuk e bënë. Mendoj se duan Justin më shumë se unë”.

Kujtojmë se pas fejesës çifti premtoi se shumë shpejt do të bënin dasmë, por më pas kjo deklaratë u pasua nga “nuk duam të ngutemi, dasma pas një viti” dhe sërish nisin përgatitjet. Ehh këta të rinjtë e sotëm…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.