Jonida Maliqi: Kënga “N’errësirë”, përjetimi im i brendshëm

Pas tre vitesh mungesë në tregun muzikor, Jonida Maliqi ka publikuar videoklipin e saj më të ri.

Kënga me titull “N’errësirë”, është e zhanrit R&B, me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Jonida Maliqi & Tull Productions.

Advertisement

Sot Jonida ishte e ftuar në “ Wake Up”. Edhe pse më herët në Instagram vetë Jonida e ka quajtur këngën e re “një pjesë e shpirtit tim”, ajo rrëfeu se “N’errësirë” është një përjetim i brendshëm, personal. /Top Channel/