Shigjetari është shenja e nëntë e zodiakut.

Është shenjë zjarri, shenjë e dyfishtë (e ndryshueshme), mashkullore pozitive dhe e drejtuar nga Jupiteri. Shigjetari është gjithmonë një e mesme midis më të mirës dhe më të keqes midis vesit dhe virtytit: në fakt simboli i kësaj shenje është centauri, domethënë një figurë gjysëm njeri e gjysëm kafshë.

Advertisement

Të lindurit në shenjën e Shigjetarit janë optimistë, të pavarur, liridashës, të mirë, energjikë, të ndershëm dhe kurajozë. Janë të zgjuar dhe japin gjithnjë mendim, janë të rregullt e të kujdesshëm sidomos në çështjet financiare, kursimtarë por kurrë nuk janë kopracë. Një nga të metat e tyre është se nevrikosen shpejt për probleme të dorës së dytë. Të lindurit e Shigjetarit janë të gjallë, tipa sportivë, entuziastë, të sjellshëm, të drejtë, shpirtpastër, të sinqertë dhe të arsyeshëm. Shpesh janë pretendues dhe prepotentë. Në diskutime tregohen aq të drejtë (shpesh saqë i largojnë bashkëbiseduesit me të vërtetat e hidhura që thonë).

Shigjetarët janë tipa të gëzuar, intuitivë, kundërshtimorë dhe kuriozë dhe kërkojnë me çdo kusht të vërtetën. E vërteta dhe dituria janë karburant i trurit të tyre. Janë të interesuar gjithashtu në filozofi dhe fe. Natyra vetë i ka falur filozofë dhe intelektualë në botën moderne. Ata kërkojnë qëllimin e jetës dhe nëse ia arrijnë aq më mirë. Janë mendimtarë të pashoq, kanë argumenta të forta por e dëgjojnë dhe kundërshtarin. Janë konsumatorë, entuziastë të informacionit dhe duan patjetër përgjigjen e çdo pyetje. Njerëzit e lindur Shigjetarë në përgjithësi janë liberale dhe të pavarur dhe nuk njohin kufij. Janë ambiciozë por kanë ambicie të shfrenuar, janë të shkujdesur, të shpërndarë, shumë të lëvizshëm dhe shpesh iu hyjnë rreziqeve sepse kanë një optimizëm të verbër dhe nuk bëhen merak. Me optimizëm dhe vetëbesim përballojnë kundërshtarët dhe vështirësitë sepse i sundon Jupiteri, planeti i fatit të mirë. Janë guximtarë, praktikë dhe e mësojnë çdo gjë shpejt.

Të lindurit e Shigjetarit si meshkujt dhe femrat janë tipa aventurierë, iu pëlqejnë udhëtimet dhe jeta mondane. Janë tipa shakaxhinj dhe zbavitës prandaj i gjen të rrethuar gjithmonë me njerëz. Shigjetarët janë të dashur, të hapur, spontan dhe tentojnë të kapërcejnë kufijtë e tyre, pra edhe mund të zhgënjehen. Nuk janë shumë të qëndrueshëm dhe e ndërrojnë shpesh mendimin e tyre. Frenohen me urtësi para se të kombinojnë ndonjë prapësi. Në fund janë mirënjohës ndaj atyre që u tregojnë udhën e mbarë dhe i nderojnë të tjerët. Ju pëlqen të kenë një pamje të mirë fizike dhe shumë nga Shigjetarët lindin të tillë dhe të hijshëm (të pashëm).

Shigjetarët janë të çiltër, të padjallëzuar, idealistë por utopistë. Janë besnikë të qartë në mendime dhe kanë pasion të madh drejtësinë. Duan të udhëtojnë dhe të eksplorojnë dhe të njohin gjëra të reja. Janë organizatorë të fortë dhe mendja e tyre është e hapur për miliarda ide. Janë origjinalë dhe punojnë mirë me njerëz të ngjashëm me ta.

I karakterizon modestia dhe shpesh janë dhe fetarë por e interpretojnë fenë sipas mënyrës së tyre duke krijuar vetë kode etike. Kanë vullnet të fortë që lejojnë të përfundojnë dhe projektet e vështira. Nëse zhgënjehen tek ajo që besojnë ndërrojnë shpesh ideologji, aq më tepër ku nga kjo mund të kenë përfitime personale.

Pëlqejnë: udhëtimet, lirinë, ligjet, të kuptojnë thelbin e problemit.

Urrejnë: jetën shtëpiake, të mërziten nga të tjerët, të jenë të lidhur.